Insajderi
Insporti

Mbappe sërish në qendër të vëmendjes, udhëtoi drejt Parisit pas debatit me Mourinhon

Insajderi
07 October 2026 - 11:06
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Mbappe sërish në qendër të vëmendjes, udhëtoi drejt Parisit pas debatit me Mourinhon
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kylian Mbappé është sërish në qendër të vëmendjes në Spanjë, dhe këtë herë jo për golat e shënuar me fanellën e Francës.

Sulmuesi i Real Madridit u detyrua të largohej nga grumbullimi i Francës pas ndeshjes ndaj Turqisë, për shkak të problemeve fizike, dhe u kthye në Madrid.

Megjithatë, disa ditë më vonë, ai u fotografua në Paris në shoqërinë e partneres së tij.

Situata ka ngjallur reagime, pasi një episod i ngjashëm kishte ndodhur edhe vitin e kaluar, kur Mbappé kishte udhëtuar në Cagliari me partneren gjatë periudhës së rikuperimit, duke shkaktuar pakënaqësi te Real Madridi.

Por historia nuk përfundoi aty. Mbappé e publikoi më pas një video duke ngarë biçikletën, veprim që në Spanjë u interpretua edhe si një thumbim ndaj trajnerit José Mourinho.

Portugezi kishte deklaruar së fundmi se lojtarët e Real Madridit nuk duhet ta përdorin biçikletat për shkak të rrezikut të dëmtimeve.

Sipas emisionit spanjoll “El Chiringuito”, të martën Mbappé qëndroi për rreth një orë në Valdebebas, pasi e kishte një fluturim drejt Parisit në orën 11:00.

Sulmuesi thuhet se qëndroi në kryeqytetin francez gjatë gjithë ditës dhe u rikthye në Spanjë rreth orës 20:45.

Por ajo që e ka tërhequr më shumë vëmendjen është ajo që dyshohet se ka ndodhur gjatë drekës mes Mbappé dhe Mourinhos.

Sipas televizionit spanjoll, trajneri portugez ia ka tërhequr vërejtjen sulmuesit francez në prani të të tjerëve, duke i thënë: “Do të të mbroj para mediave, por jo këtu.”

Në Spanjë, kjo ngjarje shihet si kapitulli i radhës i një situate që po krijon gjithnjë e më shumë polemika rreth Mbappés dhe marrëdhënies së tij me Real Madridin. 


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark