Insajderi
Insporti

Mbappe shkruan histori, bëhet golashënuesi më i mirë i Francës

Insajderi
17 June 2026 - 10:12
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Mbappe shkruan histori, bëhet golashënuesi më i mirë i Francës
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kylian Mbappe ka hyrë në historinë e futbollit francez.

Sulmuesi i Francës realizoi dy gola në fitoren 3-1 ndaj Senegalit në ndeshjen hapëse të Kupës së Botës 2026, duke u bërë golashënuesi më i mirë në historinë e kombëtares franceze.

Me këtë dygolësh, Mbappé arriti në kuotën e 58 golave në vetëm 99 paraqitje me fanellën e Francës, duke lënë pas Olivier Giroud, i cili e kishte mbajtur rekordin me 57 gola në 137 ndeshje.

Në moshën 27-vjeçare, kapiteni i Francës vazhdon të thyejë rekorde dhe tashmë synon edhe një tjetër arritje historike: rekordin absolut të golave në historinë e Kupës së Botës, ku i duhen vetëm dy gola për të barazuar Miroslav Klosen.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark