×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Mbappe zbulon se kur do ta bëjë të ditur klubin e tij të ardhshëm

    Insajderi
    26 May 2024 - 13:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ylli i Paris Saint-Germainit, Kylian Mbappe, ka folur për të ardhmen e tij pasi luajti ndeshjen e tij të fundit me kampionët francezë të shtunën (25 maj).

    Pas fitores së parisienëve me rezultat 2-1 ndaj Lyonit në finale të Kupës së Francës, Mbappe tha se ai do të presë kohën e duhur për të njoftuar tifozët me klubin e tij të ri.

    “Ta përfundosh me një trofe në finale, nuk ka një mënyrë më të mirë. Të bën të ndihesh shumë mirë”, ka thënë Mbappe fillimisht.

    “Gjithçka që doja ishte që t’i përfundoja gjërat mirë me klubin, me një trofe. Unë mendoj se ka kohë për gjithçka dhe do të bëjë njoftimin për të ardhmen time në një kohë të mirë”, shtoi francezi.

    “Mendoj se kjo do të ndodhë brenda disa ditëve kështu që nuk ka ndonjë problem. Nuk e di saktë kur ende, kanë mbetur edhe disa detaje për t’u diskutuar, por gjëja më e mirë ishte që ta përfundojë këtu në një mënyrë të duhur”, përfundoi ai.

    Mbappe kishte konfirmuar rreth një javë më parë se do të largohet nga PSG-ja në fund të sezonit aktual, pasi kontrata e tij do të skadojë gjatë verës.

    Super ylli francez do të largohet nga kryeqyteti francez si legjendë e klubit, pasi që prej se e kompletoi transferimin nga Monaco për 180 milionë euro në vitin 2017, ai ka shënuar 256 gola me fanellën e Parisit si dhe ka kontribuar me 108 asistime.

    Sipas të gjitha gjasave ai do t’i bashkohet Real Madridit, klub ky i cili ka tash e disa vite që po tenton transferimin e tij.

    Mbappe ishte fare pranë transferimit në Madrid në verën e vitit 2022, por që në fund vendosi ta rinovojë kontratën me kampionët francezë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark