Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka ndarë mëngjesin e së enjtes lajmin e mbërritjes së sasisë më të madhe të vaksinave kundër koronavirusit në vendin tonë.
Kreu i qeverisë bën me dije se 340 mijë doza të vaksinës së Coronavac mbërritën në aeroportin “Nënë Tereza” për ta çuar numrin total të vaksinave në vendin tonë në mbi 1.5 milionë.
“Dhe me lajmin e mirë të mbërritjes pak minuta më parë të 340,000 dozave të vaksinës Coronavac në Aeroportin “Nënë Tereza”, sasia më e madhe e mbërritur njëherësh, që e çon në 1,578,790 numrin e vaksinave të mbërritura deri tani në Shqipëri, ju uroj të gjithëve një ditë të mbarë”, shkruan Rama.