Disa dhjetëra qytetarë, simpatizantë të Partisë Demokratike të Kosovës janë mbledhur para selisë së PDK-së në Drenas për të festuar.
Me flamuj në duar, këta mbështetës të PDK-së po festojnë pavarësisht se nuk janë publikuar ende rezultatet preliminare për balotazhin në zgjedhjet e jashtëzakonshme që u mbajtën sot në Komunën e Drenasit. /Insajderi.com