Mbështetje e madhe qytetare për Ferit Idrizin në Vushtrri: Mikëpritje e ngrohtë kudo - Insajderi
×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme

    Mbështetje e madhe qytetare për Ferit Idrizin në Vushtrri: Mikëpritje e ngrohtë kudo

    Insajderi
    05 October 2025 - 16:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati për kryetar të Komunës së Vushtrrisë nga Partia Demokratike e Kosovës, Ferit Idrizi, ka zhvilluar sot takime me qytetarë të shumtë.

    Idrizi ka bërë të ditur se me qytetarët ka biseduar për projektet transformuese që pritet ta ndryshojnë Vushtrrinë, me fokus të veçantë në investimet për të rinjtë dhe arsimin.

    “Sot bashkë me kandidatin shembullor për Asamble, Blerim Ibrahimi, takuam qytetarë të shumtë dhe biseduam për projektet transformuese të qytetit, investimet në rini dhe arsim. Diskutuam gjithashtu për planet e mandatit të ardhshëm, një program gjithëpërfshirës ku qytetari është gjithmonë në qendër”, ka shkruar Idrizi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark