Të paktën 13 persona janë vrarë në një shpërthim në një kishë në veri të Egjiptit, thonë mediat shtetërore.
Shpërthimi në shënjestër kishte kishën “St George Coptic” në qytetin e Tanta, në veri të Kajros, shkruan BBC.
BBC raporton se të paktën 40 persona janë plagosur në këtë sulm.
Shkaku i shpërthimit nuk dihet ende, por pakica e krishterë në Egjiptit ka qenë shpesh në shënjestër nga militantët islamikë në vitet e fundit.
Në dhjetor të vitit të kaluar, 25 persona humbën jetën kur një bombë shpërtheu në një katedrale Kopte në Kajro gjatë një shërbim. /Insajderi.com