Mbesin pa punë, sindikata e Ferronikelit në protestë para Qeverisë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Mbesin pa punë, sindikata e Ferronikelit në protestë para Qeverisë

    Insajderi
    26 October 2021 - 17:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Punëtorët e Ferronikelit kanë njoftuar se të enjten, në ora 11:30, do të protestojnë para objektit të Qeverisë së Kosovës.

    “Nën organizimin e Sindikatës së Pavarur të Punëtorëve, punëtorët e kompanisë “NewCo Ferronikeli” do të protestojnë para Qeverisë së Kosovës. Protesta thirret si pasojë e mungesës së interesimit nga ana e qeverisë për gjendjen e rreth 1,000 punëtorëve të kompanisë, të cilët që nga 8 tetori janë të papunë. Kërkesë do të jetë trajtimi serioz institucional i kësaj çështjeje për gjetjen e një zgjidhjeje të shpejt”, thuhet në njoftim.

    Sindikata njofton se gjatë protestës do të respektohen rregullat ligjore për luftimin e pandemisë COVID-19.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark