×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Mbesin të lënduar tre persona pas përleshjes në Prishtinë – Policia jep detaje

    Insajderi
    18 July 2023 - 21:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Janë lënduar tre persona në Prishtinë, saktësisht te rruga “Ibrahim Lutfiu” pas një përleshjeje fizike.

    Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.

    Ajo ka thënë se njëri prej tyre është shoqëruar në Polici.

    Përleshja ka ndodhur rreth orës 20:00, të martën – ndërkaq motivet nuk dihen.

    Në vendin e ngjarjes policia ka gjetë një armë zjarri dhe po kryen procedurat e sekuestrimit.

    ”Sot rreth orës 20:00, policia ka marrë informatën për një përleshje fizike në rrugën ”Ibrahim Lutfiu” në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes  dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, ka thënë Ahmeti.

    ”Bazuar në të dhënat fillestare  dyshohet se gjatë përleshjes, janë lënduar tre persona, njëri prej tyre është  shoqëruar në stacion policor. Në vendin e ngjarjes policia ka gjetë një armë zjarri dhe po kryen procedurat e sekuestrimit. Aktualisht hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin  veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit”, ka deklaruar ajo. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark