Mbetën të vrarë nga atentati në Shqipëri, publikohen fotot e kamerierit dhe klientit – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Mbetën të vrarë nga atentati në Shqipëri, publikohen fotot e kamerierit dhe klientit

    Insajderi
    21 July 2024 - 11:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gledian Muka dhe Marsel Cela mbetën të vrarë nga antenati i mbrëmjes së të shtunës në një lokal në Memaliaj.

    Autorët, që dyshohet se kanë qenë të paktën 3 persona, kanë ardhur me makinë të zezë nga qyteti i Memaliajt në drejtim të lokalit. Një prej tyre ka zbritur nga mjeti dhe ka qëlluar me breshëri në drejtim të 74-vjeçarit Shyqri Kalemi, i cili ishte ulur në një tavolinë jashtë lokalit. Plumbat kapën dhe vëllanë e tij, si edhe kamarierin që ishte pranë tavolinës. Ndërkohë, klienti që mbeti vdekur ka qenë brenda në lokal.

    Pistë hetimi është hakmarrja, pasi 74-vjeçari është babai i Andrea Kalemit. Ky i fundit dyshohet të jetë i përfshirë në vrasjen e biznesmenit Edmond Papa në dhjetor të 2022. I moshuari nuk arriti ti shpëtojë plumbave të kallashnikovit siç ndodhi me dy djemtë e tij që kishin arritur t’i shpëtonin atentateve të mëparshme.

    ABC News ka publikuar fotografitë e dy viktimave:


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark