Zyrtarët e Komunës së Prishtinës do të mbajnë sot një konferencë për media lidhur me situatën në Ndërmarrjen Publike “Pastrimi” dhe menaxhimin e mbeturinave në kryeqytet.
Në konferencë do të marrin pjesë nënkryetarët e Kryeqytetit, Florian Dushi dhe Besianë Musmurati, të cilët do të prezantojnë hapat dhe zgjidhjet e propozuara për përmirësimin e menaxhimit të mbeturinave në Prishtinë.
“Sot, në ora 11:30, ju ftojmë të merrni pjesë në konferencën për media lidhur me Ndërmarrjen Publike ‘Pastrimi’.
Në konferencë do të jenë të pranishëm nënkryetarët e Kryeqytetit, Florian Dushi dhe Besianë Musmurati, të cilët do të prezantojnë hapat dhe zgjidhjet e propozuara për përmirësimin e menaxhimit të mbeturinave në Kryeqytet”, thuhet në njoftim.