Insajderi
Lajme

Mbi 1.3 milionë lëvizje qytetarësh gjatë korrikut në pikën kufitare në Morinë

Insajderi
01 August 2026 - 18:03
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Mbi 1.3 milionë lëvizje qytetarësh gjatë korrikut në pikën kufitare në Morinë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Fluksi i udhëtarëve në Pikën Kufitare në Morinë mbetet i lartë edhe në ditët e fundit të korrikut, ndërsa mijëra qytetarë nga Kosova vijojnë të zgjedhin bregdetin shqiptar për pushimet verore.

Vetëm gjatë 12 orëve të fundit, në Morinë janë përpunuar të dhënat e mbi 21 mijë qytetarëve dhe të më shumë se 6 mijë automjeteve. Sipas të dhënave kufitare, mbi 12 mijë persona kanë hyrë në territorin shqiptar, ndërsa pjesa tjetër kanë dalë nga vendi, raporton OraNews.

Ndërkohë, muaji korrik po mbyllet me mbi 1 milion e 362 mijë lëvizje qytetarësh në Pikën Kufitare të Morinit, një tregues i fluksit të lartë që ka shoqëruar sezonin turistik veror.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark