×
  • Lajme
  • Insajderi

    “Mbi 1 milionë shpërlaje parash” – Për çka tjetër po akuzohet pronari i lojërave të fatit “Matrix” Blerim Imeri?

    Insajderi
    09 October 2022 - 22:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prokuroria Speciale e Shtetit në vitin 2020 ka ngritur aktakuzë ndaj 29 personave, në mesin e tyre edhe ndaj biznesmenit, Blerim Imeri. Imeri po akuzohet se ka kryer veprat penale “organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm, kontrabandim i mallrave, shmangie nga tatimi dhe shpëlarje parash, shkruan Gazeta Insajderi.

    Imeri, pronar i lojërave të fatit “Matrix”, është pjesë e aktakuzës së madhe të Prokurorisë.

    Ai dyshohet se në disa nga pikat e biznesit të tij ka organizuar edhe veprimtari të paligjshme bixhozi derisa vet bixhozi ishte i ligjshëm në Kosovë.

    Këtë veprimtari e zbatonte nëpër disa qytete si Lipjan, Viti, Klinë, Shtime, Prishtinë.

    Bashkë me të janë akuzuar edhe Petrit Neziri që ishte menaxher i pikës në Prishtinë të “Matrix Shpk”. Pos tij në lidhje me biznesin e Blerim Imerit është akuzuar edhe një tjetër ish-menaxher i tij, Avni Berisha, pastaj Afrim Rifati e Idriz Jakupi, po ashtu menaxherë në këtë biznes.

    Transaksionet e këtij biznesi del që kryesisht janë kryer nga menaxheri Petrit Neziri. Janë dhjetëra transaksione që i ka fut Prokuroria në dosje, e aty përsëri figurojnë format si borxh e kthim borxhi, e para që qarkullojnë edhe nga Kosova për në Slloveni. Prokuroria po i konsideron të dyshimta.

    Shuma e transaksioneve që janë futur në dosje shkon në afro 300 mijë euro.

    Petrit Neziri ishte menaxher i pikës në Prishtinë të “Matrix Shpk” . Neziri dyshohet se në bashkëkryerje me Imerin ka organziuar lojëra të fatit. Në lokalin ku ai operonte janë konfiskuar 11 aparate të tipit “ACT”, Kajot dhe Merkur”.

    Avni Berisha, menaxher në një pikë tjetër të “Matrix” që ndodhej në Prishtinë akuzohet se në bashkëkryerje me pronarin Blerim Imeri kanë organizuar lojëra të fatit. Këtu janë përdorur 8 aparate të tipit ACT,Kajot, Merkur, Apex e Admiral.

    Afrim Rifati, menaxher në lokalin e lojërave të fatit “Casino Matrix 2” në Muhovc të Ferizaj. Këtu përdoreshin 13 aparate. Rifati poashtu akuzohet për bashkëkryerje të veprës penale organizim i paligjshëm i lojërave të fatit.

    Njësoj akuzohet edhe Idriz Jakupi, menaxher në lokalin e Blerim Imerit “Arena Sport & Matrix”  që gjendet në magjistralen Kaçanik-Ferizaj.

    Pos tjerash, Prokuroria Speciale e akuzon Imerin se ka bërë shmangie tatimore në vlerë prej 69.442 euro, dhe ka arritur të shpërlajë shumë e përgjithshme prej 1 milionë e 285 euro.

    Blerim Imeri përmendet edhe në një aktakuzë tjetër të ngritur më 8 janar 2021, ku janë edhe 12 persona të tjerë: Astrit Krasniqi, Arben Krasniqi, Istref Veliqi, Skender Fetaj, Flakron Maqani, Armend Danqeli, Xhavit Krasniqi, Bylbyl Hebibi, Nexhat Ejupi, Habil Krasniqi, Kreshnik Myrtollari dhe Dodë Rica.

    Nga kjo aktakuzë Edmond Jakupi dhe Tahir Bërbatovci e kanë pranuar fajësinë dhe janë dënuar me 2 vite burgim me kusht.

    Dokumentari i plotë – InDoks | Dosja e bixhozit

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark