Mbi 10 mijë gra protestojnë në Cyrih kundër seksizmit – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Mbi 10 mijë gra protestojnë në Cyrih kundër seksizmit

    Insajderi
    19 March 2017 - 11:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Me gjësende të thurura vetë, kapela ngjyrë rozë, me “veshë maceje” dhe me transparente të shumëngjyrshme ato kanë protestuar kundër seksizmit dhe për më tepër barazi.

    Moti me shi që ka mbajtur të shtunën nuk i ka penguar më shumë se dhjetë mijë demonstrues, shumica prej tyre gra, që të marrin pjesë në “Marshin e Grave”, duke parakaluar rreth qendrës së qytetit të Cyrihut.

    Me gjësende të thurura vetë, kapela ngjyrë rozë, me “veshë maceje” dhe me transparente të shumëngjyrshme ato kanë protestuar kundër seksizmit dhe për më tepër barazi, shkruan srf.ch, raporton albinfo.

    Ngjyrat si lila, rozë dhe vjollce kanë qenë ngjyrat dominuese në këtë mars protestues.

    Shumë nga pjesëmarrëset kanë bartur në kokë kapelat karakteristike (pussyhats) të thurura nga vetë ato.

    Këto kapela janë bërë në një mënyrë si simbol i lëvizjes protestuese për barazi, kundër diskriminimit dhe seksiszmit.

    Vetë emri i kapelës është aluzion me një shprehje seksiste të Donald Trumpit gjatë fushatës së tij presidenciale, që ka nxitur  reagime të grave në gjithë botë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark