Mbi 10 mijë viktima në Gaza – Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat më vdekjeprurëse – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Mbi 10 mijë viktima në Gaza – Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat më vdekjeprurëse

    Insajderi
    06 November 2023 - 17:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministria e Shëndetësisë në Gazën e udhëhequr nga Hamasi tha se numri i palestinezëve të vrarë gjatë luftës me Izraelin ka kaluar shifrën prej 10.000.

    Shifrat e publikuara më 6 nëntor paraqesin luftimet më vdekjeprurëse që nga themelimi i Izraelit 75 vjet më parë.

    Lufta shpërtheu më 7 tetor kur militantët e Hamasit sulmuan në jug të Izraelit duke vrarë mbi 1.400 persona dhe duke rrëmbyer afër 240 të tjerë, sipas autoriteteve izraelite. Izraeli u kundërpërgjigj me një fushatë të sulmeve ajrore, pasuar nga një sulm tokësor.

    Ministria e Shëndetësisë tha se 10.022 persona janë vrarë në Gazë, pa bërë dallimin mes luftëtarëve dhe civilëve.

    Shumica e viktimave besohet se janë vrarë gjatë sulmeve ajrore izraelite, edhe pse Izraeli ka thënë se mbi 500 raketa të lëshuara nga militantët palestinezë kanë rënë brenda Gazës./rel


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark