Komanda Qendrore e SHBA-së ka zbuluar detaje mbi bllokadën e porteve iraniane, e cila filloi në orën 16:00 të hënën.
Më shumë se 10,000 trupa amerikane, përfshirë marinarë dhe pilotë, janë të përfshirë në operacion, i cili nuk lejoi anije të kalonte në 24 orët e para, sipas ushtrisë amerikane.
Dhjetëra anijesh luftarake dhe dhjetëra aeroplanë po përdoren gjithashtu nga SHBA-të.
Gjashtë anije tregtare iu bindën udhëzimeve nga forcat amerikane për t’u kthyer për të rihyrë në një port iranian në Gjirin e Omanit.
“Bllokada po zbatohet në mënyrë të paanshme kundër anijeve të të gjitha kombeve që hyjnë ose dalin nga portet dhe zonat bregdetare iraniane, duke përfshirë të gjitha portet iraniane në Gjirin Arabik dhe Gjirin e Omanit,” tha ushtria amaerikane.
Ata shtuan se anijet që kalojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit për në dhe nga portet jo-iraniane po mbështeten nga forcat amerikane.