Mbi 11 mijë shqiptarë të Luginës janë shpërngulur nga periudha qershor 1999-maj 2001 dhe janë vendosur në Komunën e Gjilanit, ndërkaq për komunat tjera nuk dihet.
Këto të dhëna u shpalosën në tryezën e organizuar nga shoqata “Trojet” me temë “Dita e të Dëbuarve e të Zhvendosurve nga Medvegja, Bujanoci dhe Presheva”.
Në këtë tryzezë u bën akuza ndaj Kuvendit të Kosovës dhe vet shqiptarëve të Luginës se nuk kanë bërë asgjë për kthimin e të shpërngulurve.
Poashtu në këtë aktivitet ku morri pjesë edhe deputeti i Lëvizjes për Bashkim, Raif Qela u tha se Komuna e Medvegjës pothuajse është zbrazur nga shqiptarët, njofton Klan Kosova.