Kaq është vlera e kompensimit të të dëmtuarve që u dënuan apo burgosën pa arsye – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Kaq është vlera e kompensimit të të dëmtuarve që u dënuan apo burgosën pa arsye

    Insajderi
    22 July 2023 - 21:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në gjashtëmujorin e parë të vitit është tejkaluar shifra prej 115 mijë euro për kompensimin e të dënuarve apo të burgosurve pa arsye. Këto shifra vlerësohet se reflektojnë mospërgatitjet e prokurorëve të shtetit.

    Vendimet që shqiptohen në salla të gjyqit, jo gjithmonë dalin të jenë të arsyeshme.

    Për pasojë, personat që dënohen apo burgosen pa arsye kanë mundësi kompensimi nga shteti.

    Për gjashtë muajt e parë të këtij viti, 61 persona kanë përfituar për shkak të dënimit apo burgosjes pa arsye.

    Sipas të dhënave nga Këshilli Gjyqësor, vlera e përgjithshme që i ka kushtuar shtetit është 115 mijë e 467 euro.

    Kjo shifër nuk po konsiderohet si e lartë nga Anton Nrecaj nga Instituti CLARD.

    Ndërkohë, këto shifra sipas avokates, Fehmije Gashi Bytyqi, reflektojnë mospërgatitjet e prokurorëve të shtetit.

    Vitin e kaluar, buxhetit të shtetit i kushtoi mbi 251 mijë euro kompensimi i të dënuarve apo të burgosurve pa arsye.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    16 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark