Gjatë vitit 2025, Spitali i Përgjithshëm i Pejës ka regjistruar gjithsej 13 mijë e 85 pacientë të shtrirë.
Sipas të dhënave zyrtare, rreth 94 për qind e pacientëve të hospitalizuar kanë qenë nga komunat e rajonit të Pejës.
Më konkretisht, shpërndarja e pacientëve sipas komunave paraqitet si më poshtë:
Nga Peja janë shtrirë 7,424 pacientë; Nga Deçani 1,484 pacientë; Nga Klina 1,591 pacientë; Nga Istogu 1,853 pacientë. Këto shifra konfirmojnë se Spitali i përgjithshëm në Pejë mbetet shtylla kryesore e kujdesit shëndetësor për qytetarët e rajonit, duke përballuar një volum të madh të pacientëve dhe duke ofruar shërbime spitalore për shumicën dërrmuese të banorëve të komunave përreth.