Mbi 1500 të plagosur nga paniku në Torino – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Mbi 1500 të plagosur nga paniku në Torino

    Insajderi
    04 June 2017 - 15:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Rëndohet bilanci i ngjarjes në Torino, ku turma që po ndiqte nëpërmjet ekraneve gjigandë ndeshjen Juventus-Real Madrid, u pushtua nga paniku.

    Të dhënat e fundit të prefekturës flasin për 1 527 të plagosur, 8 në gjendje shumë të rëndë, mes tyre një fëmijë 7-vjeçar.

    Ende ka disa hipoteza mbi arsyen që shkaktoi panik mes turmës, e mbledhur në sheshin “San Carlo”, që konsiderohet si sallon pritjeje i qytetit.

    Flitet për një alarm të rremë bombe, për një fishekzjarr që ka shpërthyer gabimisht, ndërsa forcat e rendit bëjnë të ditur se nga regjistrimet ka mundësi që burimi i panikut ka qenë një barrierë që është rrëzuar pas golit të tretë të Real Madrid.

    Mijëra persona të pranishme në shesh, të përfshirë nga frika, janë larguar duke shkaktuar dëmtime mes njerëzve dhe dëme materiale. Për shkak të xhamave e shisheve të thyera, ka pasur shumë të plagosur, pjesa më e madhe e të cilëve janë mjekuar në vendngjarje.

    Shumë u strehuan në banesat përreth, ku nisi gara e solidaritetit, ndërsa nuk kanë munguar polemikat mbi organizimin, ndërhyrjen në kohë të policisë dhe ambulancave.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Botë
    22 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark