Insajderi
Lajme

Mbi 20 vite përvojë në shërbim publik dhe administratë| Kush është 50-shi i LDK’së që po garon për deputet?

Insajderi
25 December 2025 - 10:34
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Mbi 20 vite përvojë në shërbim publik dhe administratë| Kush është 50-shi i LDK’së që po garon për deputet?
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Fadil Aliu është kandidat për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit, me numër 50 në listën zgjedhore. Ai vjen nga një familje me kontribut të veçantë në rezistencën qytetare dhe arsimore të Kosovës, një trashëgimi që ka ndikuar drejtpërdrejt në formimin e tij personal dhe profesional.

Familja Aliu është e njohur për rolin e saj në organizimin e shtëpive-shkolla gjatë viteve ’90, kur regjimi i Millosheviqit mbylli institucionet arsimore shqipe. Babai i tij, Mehmet Aliu-Hertica, ishte pjesë e kësaj rezistence, duke e shndërruar shtëpinë në vatër të dijes dhe duke e përfaqësuar këtë kapitull historik edhe ndërkombëtarisht, përfshirë ekspozitën për shtëpitë-shkolla në Londër.

I rritur me bindjen se arsimi është forma më e qëndrueshme e rezistencës dhe zhvillimit, Fadil Aliu kreu studimet në Universitetin e Londrës dhe në Universitetin e Staffordshire, duke fituar një formim të fortë akademik dhe një vizion modern për ekonominë, financat dhe qeverisjen publike.

Angazhimi i tij profesional shtrihet në mbi 20 vjet përvojë në shërbim publik dhe administratë. Ai ka shërbyer si këshilltar politik i Përparim Ramës, Menaxher i Burimeve Njerëzore në Komunën e Prishtinës, përfaqësues në ndërmarrjen “Prishtina Parking” e anëtar i bordit të Postës së Kosovës.

Aliu është aktualisht anëtar i Këshillit të Përgjithshëm në LDK. Ai po garon me numrin 50 për deputetë në listën zgjedhore të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Pjesë nga aktivitetet e tij:


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark