“Mbi 250 milionë euro investime publike”, Murati tregon përfitimet e Kosovës nga organizimi i Lojërave Mesdhetare – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Mbi 250 milionë euro investime publike”, Murati tregon përfitimet e Kosovës nga organizimi i Lojërave Mesdhetare

    Insajderi
    08 September 2023 - 19:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka thënë se me organizimin e Lojërave Mesdhetare, Kosova do të përfitojë mbi 250 milionë euro investime publike në stadiume, pishina, salla sportive e infrastrukturë tjetër sportive.

    Përveç investimeve në infrastrukturë sportive, Murati ka thënë se miliona tjera do të investime private do të shkojnë në akomodim, hoteli e turizëm dhe do të konsolidohet imazhi shtetëror i Kosovës.

    “Mbi 250 milionë euro investime publike në stadiume, pishina, salla sportive e infrastukturë tjetër sportive. Edhe qindra miliona euro tjera investime private në akomodim, hoteleri e turizëm.

    Krahas përfitimeve direkte financiare që do të vijnë me organizimin e Lojërave Mesdhetare, përmes tyre do të konsolidohet imazhi shtetëror në arenën ndërkombëtare, përforcohet përkatësia dhe identiteti shtetëror si dhe do të investohet në infrastrukturë fizike të modernizuar”, ka shkruar Murati.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark