Mbi 2,600 shtëpi do të përfitojnë subvencione për efiçiencë të energjisë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Biznes
  • LifeStyle
  • Biznes / Biznes

    Mbi 2,600 shtëpi do të përfitojnë subvencione për efiçiencë të energjisë

    Insajderi
    04 December 2020 - 12:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mbi 2600 shtëpi dhe banesa individuale do të bëhen efiçiente përmes pakos HER të projektit Subvencionet për Efiçiencë të Energjisë në Kosovë (SEEK), që është lansuar nga Fondacioni i Mileniumit i Kosovës (MFK).

    HER është shkurtesa për emrin e plotë të pakos “Rinovimet për Efiçiencë në Njësitë e Banimit” përmes së cilës familjet Kosovare tani mund të aplikojnë (link: Aplikimet – Seek Kosovo (millenniumkosovo.org)) për subvencione për t’i rinovuar njësitë e tyre të banimit përmes përmirësimeve në izolimin termik të mureve, izolimit të çative si dhe përmirësimeve të pajisjeve me efiçiencë të energjisë. 

    Synim i veçantë i Pakos HER është zvogëlimi i konsumit të energjisë elektrike në sektorin e banimit me fokus të veçantë zvogëlimin e përdorimit të energjisë elektrike për ngrohje dhe promovimin e përdorimit të pajisjeve ngrohëse me efiçiencë të energjisë.

    SEEK është projekt 20.6 milion dollarësh dhe njëherit projekti më i madh deri më tani për efiçiencë të energjisë në sektorin rezidencial në Kosovë. SEEK financohet nga Korporata e Sfidave të Mileniumit (MCC) dhe implementohet nga MFK me partnerët e sajë GFA Consulting Group dhe HPC International. 


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark