Rreth 50 mijë militantë të Shtetit Islamik janë vrarë në Irak dhe Siri në dy vitet e fundit, ka thënë një zyrtar i lartë i ushtrisë amerikane.
Autoritetet amerikane në vazhdimësi kanë refuzuar të japin shifra të sakta rreth numrit të të vrarëve ndërsa thonë se ISIS ka qenë në gjendje që të zëvendësojë ushtarët e vrarë në mënyrë të shpejtë.
Në gusht të këtij vitit, gjeneari Sean MacFarland kishte thënë se rreth 45 mijë luftëtarë të koalicionit të prirë nga Shtetet e Bashkuara janë dërguar në fushëbeteja, raportojnë mediat amerikane.
Duke folur para një grupi të vogël të gazetarëve, zyrtari ushtarak ka thënë se sulmet ajrore të koalicionit mund të intensifikohet në vendet si Mosuli, aty ku trupat irakiane janë duke tentuar të rimarrin qytetin.
Por, atje është shtuar edhe rreziku për vrajen e civilëve./Insajderi.com