Mbi 52 mijë vizitorë nëpër hotele në Kosovë gjatë muajit mars – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Mbi 52 mijë vizitorë nëpër hotele në Kosovë gjatë muajit mars

    Insajderi
    28 April 2023 - 19:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar statistikat e Hotelerisë në Kosovë për periudhën mars 2023, ku numri i vizitorëve ishte 52,089 ku prej tyre 30.76% ishin vendorë dhe 69.24% ishin të jashtëm.

    ASK thekson se në mars 2023, pjesë e anketës ishin 146 hotele, që ushtrojnë veprimtari hoteliere në territorin e Kosovës.

    “Sipas rezultateve të anketës, numri i vizitorëve (vendorë dhe të huaj) ishte 52 089 prej tyre 30.76% ishin vendorë dhe 69.24% ishin të jashtëm. Ndërsa, numri i net-qëndrimeve ishte 111 405, prej tyre 33.54% nga vendorët dhe 66.46% nga të huajt.

    Numrin më të madh të vizitorëve e ka Rajoni i Prishtinës me 18 567 vizitorë, ndërsa numrin më të madh të net-qëndrimeve e ka Rajoni i Pejës me 65 253 net-qëndrime. Numri më i madh i vizitorëve të huaj përqendrohet në Prishtinë, Pejë, Prizren e kështu me radhë. Kurse, sa u përket vizitorëve të huaj, numri më i madh ishte nga Shqipëria, Gjermania, Zvicra etj”, thuhet në njoftim.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark