×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Mbi dyqind milionë femra viktima të rrethprerjes gjenitale

    Insajderi
    05 February 2016 - 11:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Më shumë se 200 milionë femra i janë nënshtruar prerjes së organit gjenital vetëm vitin e kaluar, qoftë sipas rregullave tradicionale apo fetare në vendet e caktuara, tregojnë statistikat e Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

    Shumica prej këtyre femrave vijnë  nga Afrika,  ku prijnë vendet si Somalia, Guinea, Xhibuti dhe Sierra Leone.

    Edhe përkundër faktit që janë organizuar fushata të ndryshme vetëdijësuese me qëllim parandalimin e këtij fenomeni, numri i këtyre femrave po vazhdon të rritet nga viti në vit.

    “Nëse ky trend vazhdon atëherë numri i femrave që i nënshtrohen prerjes së organeve gjenitale (FGM)- Female Genital Mutilation, do të rritet dukshëm në 15 vitet e ardhshme”, ka njoftuar UNICEF-i të premten.

    Në krahasim me vitin 2014, gjatë vitit 2015 numri i femrave me rrethprerje është shtuar për 70 milionë.

    Dukuria e rrethprerja nuk përmendet as në librat fetarë myslimanë e as në ato të krishterë, shkruan Al Jazeera.

    Rreziku për shëndetin dhe jetën

    Zëvendësi i drejtorit ekzekutiv të UNICEF-it, Geeta Rao Gupta ka njoftuar se ky fenomen ndryshon sipas regjioneve dhe kulturave por një gjë e tyre e përbashkët është se për të gjithë kjo shkakton rreziqe të mëdha për shëndetin dhe jetën e tyre.

    “Rrethprerja gjenitale është shkelje e të drejtave të njeriut, femrave, grave dhe të gjithëve. Të gjithë, qeveria, prijësit e organizatave, prindërit dhe familjet duhet të marrin masa për parandalimin e këtij fenomeni”, ka porositur Gupta, raporton Insajderi

    Në anën tjetër falë fushatave vetëdijësuese në 30 vitet e fundit është ulur numri i femrave viktima të rrethprerjes në Liberi, Burkina Faso dhe Keni.

    Raporti nuk përmban të dhënat nga të gjitha vendet ku FGM është i paraqitur, kështu që nuk ka të dhëna për Indinë, Kolumbinë, Malajzinë, Omanin, Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe./Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Botë
    21 April 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark