Ministri i Punës, Arban Abrashi, ka njoftuar se në panairin e nesërm të punës do të jenë 1020 vende të lira pune.
“As më shumë as më pak, rrafsh 1020 vende të lira pune (deri më tani) nesër në ofertë”, ka njoftuar ministri Abrashi përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.
Në panairin e punës që pritet të fillojë nesër do të marrin pjesë investitorë nga diaspora si dhe biznesmen nga Kosova.
Të dielën, Abrashi së bashku me ambasadoren e Gjermanisë në Kosovë, Angelika Viets, njoftuan se një fabrikë e re do të hapet në Podujevë, ku pritet të punësohen rreth 500 veta.