Ndërkohë që të gjithë po presin këngën e re të Ardian Bujupit këtë të enjte, këngëtari me anë të disa postimeve në Instagram, ka ndarë diçka shqetësuese për ndjekësit e tij.
Në disa fotografi ai shihet i shtrirë në spital teksa po merr serum, dhe në njërën ndër to shkruan “Mbidozë”.
Ai nuk ndau shkaqet e problemeve të tij shëndetësore, përveç se ndau me ndjekësit faktin që ai i urren spitalet.
“Askush nuk mundet të më mund, as trupi im, ju uroj një ditë të shëndetshme”, shkroi Ardiani në një tjetër postim.