Ish-kreu i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti sipas deklarimin e pasurisë për vitin 2016 del që ai vetëm merr pagë nga Kuvendi i Kosovës dhe se bashkëshortja e tij në bankë ka rreth 85 mijë euro.
Të hyrat vjetore të deputetit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti nga paga e deputetit të Kuvendit të Kosovës janë 18,824.65.
Sipas këtij deklarimi, bashkëshortja e ish-kreut të Vetëvendosjes ka të kursyera në DNB Bank Oslo -në Norvegji 85,000.00.
Të njëjtat standarde të pasurisë, deputeti i VV-së i kishte edhe vitin e kaluar .
Përpos tij, edhe anëtari tjetër i kësaj partie, Shpend Ahmeti, ka shumë pak pasuri të paluajtshme përveç rrogës që merr si kryetar komune në Prishtinë. /Insajderi.com