Deputeti i LDK-së, Anton Çuni, ka bërë të ditur se është grumbulluar shuma prej 47 mijë eurosh, të mjaftueshme për shërimin e ish-pjesëtarit të UÇK-së, Jon Harrison.
“Dua të ndajë me ju lajmin se fushata “Veterani për Veteranin” sot është përmbyllur me sukses. Ndihma prej 47.000 € për shërimin e Jon Harrison-veteranin e UÇK-së, është dëshmia me e mirë e falënderimit që e kemi ndaj kontributit të tij për çlirimin e Kosovës”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në facebook.
“Ju falënderoj të gjithëve Juve që morët pjesë në këtë fushatë, duke filluar nga stafi i brigadës 138 “Agim Ramadani”, bashkëluftëtarët e UÇK-së, Shoqata Humanitare “Sali Çekaj”, pjesëmarrësit në ankandin e pikturave, mediat televizive, operatorët e telefonisë mobile, estrada, afaristët dhe të gjithë shqiptarët zemër-mirë! Zoti ju bekofte!”, ka përfunduar postimin Çuni.
Për ta siguruar shumën e nevojshme për shërim, ish-veterani i UÇK-së, Jon Harrison, kishte hedhë në shitje gjësendet e tij më me vlerë./Insajderi.com