Zyrtarët policorë në Veri të Mitrovicës janë duke mbajtur mbledhje sa i përket zbatimit të masës së qortimit për të gjitha ato veturat të cilat bartin targa ilegale serbe.
Pas kësaj mbledhje, nuk u dhëna më shumë detaje se përse u mbajt kjo mbledhje, raporton Klankosova.
Vendimi për targat është paraparë që të niste zbatimin më 1 gusht.
Mirëpo më 31 korrik dhe 1 gusht serbët lokalë në veri të Kosovës patën vendosur barrikada si shenjë pakënaqësie ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për zbatim të vendimit për targat dhe atij për dokumentet serbe.
Vendimi për zbatim të këtyre dy vendimeve është shtyrë më pas për 1 shtator, edhe me kërkesë të mekanizmave ndërkombëtarë.
Ndërsa, sot ka hyrë zyrtarisht në fuqi, masa qortuese për targat ilegale, vendim ky i Qeverisë së Kosovës për ata që refuzojnë t’i konvertojnë ato në ‘RKS’./Insajderi.org