×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Mbrëmë kishte borë, por si parashikohet moti për sot?

    Insajderi
    25 March 2024 - 08:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Sot në Kosovë do të mbajë mot i frohtë, diell e vranësira.

    “25.03 – Natën dhe herët në mëngjes reshje kalimtare shiu. Me rënie të temperaturave vende-vende reshjet e shiut përzien edhe me borë. Në vise malore borë. Reshjet pushojnë orëve të para të ditës. Ditën mbanë mot i ftohtë, me diell e vransira”, njofton Prishtina Weather.

    Përgjatë mbrëmjes të së dielës pati reshje bore, ani pse jemi në stinën pranverore.

    Në Prishtinë u paralajmëruan edhe vërshime të shpejta si shkak i reshjeve. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark