Policia e Kosovës ka bërë të ditur se mbrëmjen e së mërkurës, rreth orës 23:45, ka shpërthyer një granatë në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë.
Një gjë e tillë është bërë e ditur në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, shkruan Gazeta Insajderi.
Njësitet policore pas pranimit të informatës për shpërthim, kanë dalë në vendin e ngjarjes, dhe kanë takuar dy ankuese kosovare, të cilat kanë deklaruar se si pasojë e shpërthimit në afërsi të shtëpive të tyre u janë shkaktuar dëme materiale në pronat e tyre dhe në një veturë.
“Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitet e PK-së për deminim, ku dyshohet se mjeti shpërthyes ka qenë garantë dore, i cili ka shpërthyer në rrethana (ende) të panjohura”, thuhet në njoftim të policisë.
Policia po vazhdojnë ta hetojnë rastin. /Insajderi.org/