Mbretëria e Bashkuar me rregulla të reja për qytetarët që vijnë nga Kosova - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Mbretëria e Bashkuar me rregulla të reja për qytetarët që vijnë nga Kosova

    Insajderi
    07 October 2021 - 21:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Qytetarët që shkojnë nga Kosova në Mbretërinë e Bashkuar kanë për t’u përballur me rregulla të reja në aeroporte e kufij.

    Për të hyrë në Mbretërinë e Bashkuar, qytetarët që shkojnë nga Kosova duhet ta kenë dëshminë se janë të vaksinuar me dy doza, transmeton Indeksonline.

    Kosova është pjesë e listës së 37 vendeve që duhet ta kenë dëshminë për vaksinim. Po ashtu edhe qytetarët që shkojnë nga Shqipëria në Angli duhet ta kenë dëshminë për vaksinim.

    Qeveria Britanike ka të miratuara këto vaksina: Oxford/AstraZeneca, Pfizer/BioNTech, Moderna dhe Janssen.

    Ju duhet të jeni në gjendje të siguroni dëshmi të miratuar të statusit tuaj të vaksinimit. Këto përfshijnë një certifikatë dixhitale të Covid-it të BE-së, një kartë vaksinimi të Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve për banorët amerikanë ose një certifikatë vaksine nga një autoritet i shëndetit publik në nivel kombëtar ose shtetëror.

    Nëse s’jeni i vaksinuar, atëherë duhet të hyni në karantinë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark