Mbreti Charles i shkruan Bidenit pasi u diagnostikua me kancer - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Mbreti Charles i shkruan Bidenit pasi u diagnostikua me kancer

    Insajderi
    19 May 2025 - 17:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mbreti i ka shkruar ish-presidentit amerikan Joe Biden, pasi ai u diagnostikua me një formë agresive të kancerit të prostatës, tha Buckingham Palace.

    Charles, i cili poashtu po trajtohet për kancer, priti Bidenin për çaj dhe biseda në Windsor gjatë korrikut të vitit 2023.

    Pos Mbretit, edhe politikanë të tjerë i kanë dërguar mesazhe mbështetjeje Bidenit pas diagnozës së tij me sëmundjen. 82-vjeçari, i cili është personi më i vjetër që ka shërbyer ndonjëherë si president i SHBA-së, u përshkrua si një “luftëtar” me njerëzit që i uronin atij një “shërim të shpejtë dhe të plotë”.

    Sot, Bideni reagoi publikisht përmes rrjetit social “X”, ku falënderoi njerëzit për mesazhet e tyre.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark