Insajderi
Insporti

Mbrojtësi më i vlerësuar në Itali, Amir Rrahmani lë mbrapa të gjithë

Insajderi
23 April 2025 - 15:33
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Mbrojtësi më i vlerësuar në Itali, Amir Rrahmani lë mbrapa të gjithë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Amir Rrahmani është mbrojtësi më i vlerësuar në Serie A dhe këtë e thonë më së miri notat e tij gjatë gjithë këtij sezoni.

Qendërmbrojtësi dardan është lider në mbrojtjen e Napolit dhe po lufton me këtë skuadër për titullin e kampionit në Itali.

SofaScore ka publikuar top 10 qendërmbrojtësit më të vlerësuar në Serie A, apo që kanë një notë mesatare më të mirë gjatë gjithë sezonit.

Në krye të listës ndodhet Amir Rrahmani, me kapitenin e Kosovës që është më i vlerësuari me notën 7,23.

Menjëherë pas Rrahmanit është Alessandro Bastoni i Interit me notë 7,21, derisa Alessandro Buongiorno i Napolit vlerësohet 7,16.

Në pozitën e katërt është Berat Gjimshiti, me mbrojtësin e Kombëtares së Shqipërisë që vlerësohet deri më tani me notën 7.08 aq sa e ka edhe Vasquez i Genoas.

Top 10 mbrojtësit në Itali janë edhe Mario Gila i Lazios, Evan N’Dicka i Romës, Yerry Mina i Cagliarit, Federico Gatti i Juventusit dhe Enrico del Prato i Parmës.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark