Mbrojtësit e parkut nuk lejojnë politizimin e protestës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Mbrojtësit e parkut nuk lejojnë politizimin e protestës

    Insajderi
    06 March 2016 - 20:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e pati thënë në një intervistë në “Opinion” së opozita qëndron mbrapa çdo proteste në vend, qoftë dhe asaj të shoqërisë civile.

    Por duket se protesta e sotme, pavarësisht “mbështetjes “ së demokratëve, nuk ka pasur qëllim të politizojnë kauzën e tyre. Deputetët e Partisë Demokratike, Flamur Noka dhe Arben Ristani shkuan në Komisariatin Nr. 1 të Policisë së Tiranës.

    Protestuesit i pritën me kritika deputetët, duke u bërë të qartë se nuk duan ta politizojnë kauzën e tyre. Ndërkohë, deputetët janë shprehur se janë aty për aktivistët e PD-së të cilët gjenden të shoqëruar në Polici. Dy deputetët e PD-së pasi kanë qëndruar disa minuta brenda Komisariatit të Policisë janë larguar prej aty.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark