Policia e Kosovës në orët e pasdites të së enjtes, me urdhër të gjykatës ka kontrolluar dymbëdhjetë lokale të lojërave të fatit, nën dyshimin për veprimtari të paligjshme.
Njoftohet se aksioni është zhvilluar në Prishtinë, Gjilan dhe Mitrovicë.
“Gjatë operacionit janë sekuestruar 80 aparate të lojërave të fatit, rreth 40.000 € para të gatshme, 4 shtëpiza kompjuteri, ndërsa dhjetë lokale janë mbyllur nga ana ATK-së”, thuhet në njoftimin e policisë.
Lidhur me këtë operacion është intervistuar një i dyshuar mashkull, por që me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt. /Insajderi.com