Në shkollën e mesme “Fehmi Lladrovci” në Drenas një nga qendrat e votimit më të mëdha sapo është konfirmuar zyrtarisht se janë mbyllur vendvotimet.
Këtë e ka bërë të ditur edhe menaxheri i kësaj qendre, Isak Ismajli.
“Që nga ora 07:00 në mëngjes ka pas dy vendvotime në të cilat kanë pasur të drejtë vote 1574 votues ku kanë votuar 785 vetë. Në total janë 51% e personave të cilët kanë votuar”, ka thënë ai.
Ismajli ka thënë se kjo shifër është 6% më e lartë se në zgjedhjet e 4 dhjetorit.
” Kjo shifër ka qenë 6% më e lartë se në zgjedhjet e 4 dhjetorit, ndërsa gjatë procesit nuk ka pasur parregullsi”, ka thënë Ismajli. /Insajderi.com