Insajderi
Insajderi

Mbyllet një ‘fast food’ në Lipjan, dyshohet se u helmuan mbi katër klient që ishin aty

Insajderi
15 September 2022 - 17:23
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Nën dyshimet se së paku katër persona të cilët kanë konsumuar ushqim në një resorant ‘fast food’ në Lipjan janë helmuar, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë të martën e ka mbyllur atë biznes.

Informacionin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i AUV-it, Lamir Thaçi.

Thaçi tha se janë marrë pesë strisho dhe katër mostra për testim, ndërsa shtoi se lokali do të mbetet i mbyllur deri në daljen e rezultateve.

“Varësisht nga rezultatet laboratorike rasti do të procedohet sipas procedurave administrative bazuar në të gjeturat e mbledhura nga gjurmueshmëria e rastit”, tha Thaçi për Insajderin


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark