Insajderi
Lajme

Mbyllet për qarkullim autostrada “Ibrahim Rugova” – shkak rrëshqitja e dheut

Insajderi
05 March 2025 - 09:16
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Mbyllet për qarkullim autostrada “Ibrahim Rugova” – shkak rrëshqitja e dheut
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Autostrada “Ibrahim Rugova” në segmentin e 27-të, është mbyllur pasi ka rrëshqitur dheu.

Ministria e Infrastrukturës njoftoi se, për të siguruar lëvizjen e sigurt të qytetarëve, është bllokuar një segment rrugor për qarkullimin e automjeteve deri në pastrimin e dheut të shembur.

“Ekipet tona të mirëmbajtjes janë në vendin e ngjarjes duke ndërmarrë hapat konkret për lirimin e kësaj pjese të Autostradës në fjalë. Lusim të gjithë qytetarët e vendit tonë, që deri në pastrimin e dheut dhe lirimin për qarkullim të këtij segmenti të shfrytëzojnë rrugët alternative”.

“Lidhur me pastrimin e dheut nga autostrada do ju njoftojmë me kohë”, thuhet në komunikatë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark