Insajderi
Lajme

Mbyllet përkohësisht rruga “Bajram Bahtiri” në Prishtinë

Insajderi
15 July 2026 - 19:30
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Mbyllet përkohësisht rruga “Bajram Bahtiri” në Prishtinë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se rruga “Bajram Bahtiri” do të mbyllet përkohësisht për qarkullim për shkak të realizimit të punimeve në kuadër të projektit “Ndërtimi i rrugës Bajram Bahtiri – Faza II”.

Sipas njoftimit të Komunës, mbyllja e kësaj rruge do të jetë në fuqi nga data 20.07.2026 deri më 11.08.2026.

“Lusim qytetarët dhe pjesëmarrësit në trafik për mirëkuptim dhe i ftojmë të shfrytëzojnë rrugë alternative gjatë kësaj periudhe. Faleminderit për mirëkuptimin!”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark