Insajderi
Lajme

Sot mbyllet përkohësisht segmenti Brezovicë-Prevallë: Ja arsyeja dhe oraret e kufizimit të qarkullimit

Insajderi
18 July 2026 - 08:10
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Sot mbyllet përkohësisht segmenti Brezovicë-Prevallë: Ja arsyeja dhe oraret e kufizimit të qarkullimit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se segmenti rrugor Brezovicë-Prevallë (R115) do të mbyllet përkohësisht sot dhe nesër, për shkak të zhvillimit të Garës Automobilistike Malore “Brezovica 2026”.

Sipas njoftimit të Ministrisë, kufizimi i qarkullimit do të jetë në fuqi më 18 dhe 19 korrik 2026, nga ora 10:30 deri në 18:00.

Ndërkohë, sot do të zhvillohen stërvitjet zyrtare, ndërsa nesër do të mbahet gara zyrtare, e organizuar nga Federata e Auto Sporteve të Kosovës.

“Për mbarëvajtjen e aktivitetit dhe sigurinë e pjesëmarrësve, organizatorët do të bashkëpunojnë me Policinë e Kosovës dhe institucionet përgjegjëse. Lusim qytetarët dhe të gjithë pjesëmarrësit në trafik që gjatë këtyre intervaleve kohore të planifikojnë lëvizjet e tyre, të respektojnë sinjalizimin e përkohshëm rrugor dhe udhëzimet e Policisë së Kosovës dhe zyrtarëve të angazhuar në terren”, u tha dje në komunikatën për media.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark