Insajderi
Lajme

Mbyllet restoranti te Liqeni i Radoniqit

Insajderi
08 September 2026 - 17:20
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Mbyllet restoranti te Liqeni i Radoniqit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Inspektorati i Mjedisit ka mbyllur restorantin dhe hotelin “Liqeni i Dukagjinit” në Gjakovë, për shkak të veprimtarisë së kundërligjshme në zonën e mbrojtur të Liqenit të Radoniqit.

Ministrja e Mjedisit, Fitore Pacolli, ka bërë të ditur se Inspektorati ka vendosur shiritat e mbylljes në objekt, shkruan Insajderi.

“Me këtë i është dhënë fund veprimtarisë së tij të kundërligjshme në zonën e mbrojtur të Liqenit të Radoniqit”, ka shkruar Pacolli.

Ajo ka thënë se si ministri do të vazhdojnë të veprojnë për mbrojtjen e ujërave dhe zonave të mbrojtura në Kosovë.

“Uji i pijshëm është pasuri publike dhe mbrojtja e tij nuk ka kompromis!”, ka deklaruar Pacolli. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark