Insajderi
Sport

Mbyllet ‘telenovela’, Milani arrin marrëveshje me Fofanan – zbulohen detajet e transferimit

Insajderi
15 August 2024 - 16:40
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Mbyllet ‘telenovela’, Milani arrin marrëveshje me Fofanan – zbulohen detajet e transferimit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Klubi italian AC Milan ka arritur më në fund marrëveshje me mesfushorin defanziv të Monacos, Youssouf Fofana.

Pas javëve të tëra interesim dhe negociata, klubi kuqezi më në fund ka marrë sot ‘dritën jeshile’ nga Monaco për kushtet e pagesës, ka njoftuar gazetari italian, Fabrizio Romano.

Kosto totale e transferimit do të jetë 25 milionë euro, me bonuse të përfshira.

Mesfushori francez do të nënshkruajë kontratë katër vjeçare plus opsion për sezonin e mëtejshëm.

Udhëtimi për në Itali dhe testet mjekësore do të ndodhin në 24 orët e ardhshme, shton Romano.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark