×
  • Lajme
  • Lajme

    Mbyllja e Bankës së Kursimeve në veri, Ulutash-Kurtit: Të shmangen veprimet e njëanshme që mund të nxisin tensione

    Insajderi
    25 May 2024 - 08:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutash, ka takuardje kryeministrin e vendit, Albin Kurti, pas veprimeve të fundit të ndërmarra nga Policia e Kosovës që rezultuan me mbylljen e gjashtë filialeve të Bankës së Kursimeve Postare në veri të vendit.

    Në njoftimin e KFOR-it bëhet e ditur se Ulutashi në takim me Kurtin tha se veprimet e njëanshme që mund të përkeqësojnë tensionet duhet të shmangen dhe se sipas tij, duhet të ruhet koordinimi në mes të gjithë akterëve.

    “Ai gjithashtu përsëriti përkushtimin e palëkundur nga i gjithë personeli i KFOR-it për të vazhduar zbatimin e mandatit të misionit të OKB-së për të siguruar një mjedis të siguritë; dhe ai përsëriti mbështetjen e plotë të NATO-së për dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja në mes Beogradit dhe Prishtinës, si mënyra e vetme për të zgjidhur çështjet e pazgjidhura, për të mirën e të gjitha komuniteteve”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.

    Të hënën, Policia e Kosovës ka mbyllur gjashtë filiale të Bankës së Kursimeve Postare në veri të vendit që kishte vepruar ilegalisht.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark