Insajderi
Lajme

Mbyllja e kutive të votimit, vjen reagimi i parë nga PDK’ja

Insajderi
09 February 2025 - 19:28
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Mbyllja e kutive të votimit, vjen reagimi i parë nga PDK’ja
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Sekretarja organizative e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka reaguar pas exit polleve dhe përmbylljes së kutive të votimit në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.

Çitaku ka falënderuar qytetarët për këtë proces elektoral, kurse ka thënë se po i kthehen punës për një Kosovë më të mirë.

“I falënderoj qytetarët e Kosovës për edhe një proces elektoral tjetër të shkëlqyeshëm.

Mburremi me fushatën dhe me ditën e zgjedhjeve. Presim rezultatet, por qysh tani kemi arsye për të qenë të qenë optimistë.

Tash i kthehemi punës për ta bërë Kosovën më mirë”, ka thënë Çitaku. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark