Mbyllja e TikTok në Shqipëri, Sali Berisha: Të mblidhen nxënësit, gjimnazistët dhe të rinjtë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Mbyllja e TikTok në Shqipëri, Sali Berisha: Të mblidhen nxënësit, gjimnazistët dhe të rinjtë

    Insajderi
    14 March 2025 - 14:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryedemokrati Sali Berisha u bëri thirrje të rinjve që të jenë prezent nesër në protestën kundër mbylljes së platformës TikTok, vendim i marrë nga qeveria.

    Ndërsa e cilësoi censurë si në komunizëm, Berisha premtoi rikthimin e aplikacionit në datë 12.

    “Të protestojmë kundër censurës. Edi Rama censuron, TikTok, mjetin aktualisht më modern, bazuar fund e krye bazuar në intolerancën ndaj tij, të gjithë shkollarët e Shqipërisë, nxënësit, gjimnazistët dhe të rinjtë e tjerë se më datë 12 TikTok do ta kenë në telefonat e tyre. Do ndëshkohet rëndë për megakrim të masave gjigante për këtë akt. Të lënë çdo gjë në respekt të fjalës së lirë, të protestojmë nesër në orën 19:00 në sheshin ‘Skënderbej’ të Tiranës, të gjithë të rinjtë. Ju kalorës mbrojtës të saj, të mblidhemi të gjithë në mbështetje të tyre”, ka thënë ai, siç raporton Top Channel.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark