×
  • Lajme
  • Lajme

    “Mbyte shqiptarin – Kosova është pjesë e Serbisë”, Serbët me thirrje nacionaliste kundër shqiptarëve dhe UÇK-së

    Insajderi
    22 October 2020 - 20:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sot në Beograd, ka nisur festivali ”Mirëdita, dobar dan”, por si çdo herë tjetër, pjesëmarrësit nga Kosova, edhe në këtë edicion kanë hasur në probleme.

    Protestues të shumtë kanë zënë rrugët e Beogradit me thirrje e akuza për Kosovën e UÇK-në, madje duke i quajtur kosovarët ”terrorista”.


    Si pasojë, në këtë zonë të tensionuar janë parë edhe forca policore, por siç dëgjohen zëra në pamjet më poshtë, situata është rënduar edhe më.

    ”Mbyte shqiptarin – mbyte shqiptarin, Kosova është pjesë e Serbisë”, janë vetëm disa nga thirrjet e pothuajse më shumë se 150 protestuesëve, të cilët vazhdojnë të protestojnë kundër Festivalit “Mirëdita, dobar dan”.

    Ata madje vazhdojnë të interpretojnë këngë patriotike serbe.

    Si rezultat, forcat serbe kanë ndaluar një person.

    Festivali ”Mirëdita, dobar dan”, i organizuar nga Iniciativa e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut, ka për qëllim pajtimin dhe bashkërendimin mes të rinjve serbë dhe shqiptarë.

    Ai është mbajtur për vite me radhë në Beograd.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark