Një ngjarje e rëndë është shënuar në Mirditë. Mësohet se një 10-vjeçar është mbytur në lumin Fan dhe e ka rrëmbyer rrjedha e ujit.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:45 në Njësinë Administrative Fan, fshati Shtrungaj.
Forcat e Policisë dhe efektivë të PMNZ kanë ndërprerë kërkimet për shkak të errësirës, të cilat rinisin nesër.
Fëmija ka qenë duke lozur me fëmijët e tjerë, pranë banesës së tij rreth lumit. Në një moment, topi ka rënë në lumë. Ai ka zbritur për ta marrë, por fatkeqësisht e ka rrëmbyer lumi.
Njoftimi i policisë:
Sot, rreth orës 18:45, në fshatin Shtrungaj, Fan, Mirditë, në lumin Fan, është mbytyr një i mitur 10-vjeçar, banues në Fan, Mirditë.
Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe së bashku me banorët kanë nisur kërkimet.
Në gadishmëri janë vënë edhe polumbarët e Renneas, të ciëlt kanë shkuar në drejtim të vendngjarjes, po për shkak të errësirës kërkimet për gjetjen e trupit të 10-vjeçarit. do fillojnë në porët e para të mëngjesit .
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.